Lutfi Haziri akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: ‘Tentim për rrënimin e rendit kushtetues’


- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës.


- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se VV e ka shkelur me dy këmbë Kushtetutën, duke e cilësuar situatën si një tentim për rrënimin e rendit kushtetues.

Ai theksoi se ajo që ka ndodhur është politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme, duke shtuar se institucionet nuk mund të ndërtohen mbi shkeljen e Kushtetutës.

Leave a Reply