Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke shprehur shqetësim për mënyrën e funksionimit institucional.
Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se respektimi i rendit kushtetues dhe funksionimi demokratik i institucioneve përbëjnë bazën e shtetit, duke kërkuar që çdo proces apo veprim që mund të ngjallë dyshime për tejkalim kompetencash apo cenim të Kushtetutës të trajtohet me përgjegjësi të lartë dhe në përputhje të plotë me ligjin.
Organizata vë në pah se përgjegjësia kryesore për mbarëvajtjen e institucioneve i takon shumicës parlamentare, nga e cila kërkon maturi, përgjegjësi dhe respektim të rendit kushtetues.
Sipas tyre, është e domosdoshme që proceset në Kuvend të jenë të rregullta, transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Kjo organizatë paralajmëron se çdo veprim i njëanshëm apo që cenon frymën e bashkëpunimit institucional mund të rrezikojë stabilitetin demokratik dhe të dëmtojë besimin e qytetarëve në shtet.
Në fund të reagimit, organizata rithekson se veteranët e luftës për liri do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të Kosovës, të ndërtuara mbi sakrificën e popullit dhe luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.