Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit një moment të ndjerë përmes një Instastory në Instagram, duke zbuluar një periudhë të vështirë personale që lidhet me gjendjen shëndetësore të nënës së saj.
Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet në një ambient spitalor, me serum në krah, një detaj që sugjeron situatën delikate që po përjeton.
Përmes disa rreshtave të sinqertë, aktorja rrëfen lodhjen jo vetëm fizike, por edhe emocionale që vjen nga përkushtimi ndaj një personi të dashur që po përballet me sëmundjen. ‘Puna të lodh trupin, por përkushtimi ndaj sëmundjes së nënës të lodh shpirtin.
Vjen një moment kur trupi dorëzohet’, shkruan ajo, duke prekur ndjekësit me fjalët e saj.
Në mesazhin e saj, Egla Ceno ndalet edhe te rëndësia e shëndetit, duke e cilësuar atë si “kapitalin e vetëm që nuk mund ta blesh”.
Ajo apelon për më shumë kujdes ndaj vetes, sidomos në momentet kur energjia dhe vëmendja jonë i dedikohet të tjerëve.
Në përfundim, aktorja shpreh mirënjohje për mjekët, stafin e spitalit dhe strukturat shëndetësore që po e mbështesin gjatë kësaj periudhe, ndërsa lë të kuptohet se situata mbetet ende në zhvillim.