Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pasi Kuvendi dështoi në zgjedhjen e presidentit, tha se LVV-ja e konsideroi Vjosa Osmanin vetëm si kuorum për kandidaten e tyre. “Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidentin e tyre, që i kishte votat e tyre.
Vjosën e shohim më shumë se kaq, si presidente, por këto vota nuk u dhanë nga LVV”, deklaroi Abdixhiku.
Ai tha se vendi tash është në fazë zgjedhore dhe shtoi se LDK-ja do të bëjë “bashkimin e madh të së djathtës brenda partisë”. “Tash jemi në fazë të zgjedhjeve.
LDK-së dhe mua na takon të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së, dhe në këtë bashkim të madh të afrojmë të gjithë njerëzit e mirë që e ndërprejnë marrëzinë institucionale të kësaj partie, të një individi, që është i pangopur me pushtet dhe është i paaftë të bëjë minimalisht diskutim me palët tjera”. “Vjosën nuk e deshën, nuk e votuan, besoj që populli do të ketë mendim ndryshe.
LDK do të vijë me një listë të shkëlqyeshme”, deklaroi Abdixhiku.