Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se ka hedhur poshtë propozimin iranian për heqjen e bllokadës amerikane dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Së pari, ai është shprehur se dëshiron disa garanci për frenimin e programit bërthamor iranian, duke i thënë Axios në një intervistë telefonike se ‘ata nuk mund të kenë një armë bërthamore’. ‘Bllokada është disi më efektive se bombardimet.
Ata po mbyten si një derr i mbushur.
Dhe do të jetë më keq për ta.
Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore’, ka thënë Trump.
Ndërsa, ka vlerësuar efikasitetin e bllokadës, ai nuk do të diskutonte planet e mundshme ushtarake gjatë intervistës. ‘Ata duan të vendosen.
Ata nuk duan që unë ta mbaj bllokadën.
Unë nuk dua [ta heq bllokadën], sepse nuk dua që ata të kenë një armë bërthamore’, ka thënë Trump.