Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Informohet Këshilli i Atlantikut të Veriut


- Advertisement -

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Major, Özkan Ulutaş, u takua sot me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, në selinë e NATO-s, në Bruksel.


- Advertisement -

Ulutaş informoi Këshillin e Atlantikut të Veriut me ambasadorë nga të gjithë aleatët e NATO-s dhe vendet partnere që kontribuojnë me personel në mision.

Gjeneral Major Ulutaş ilustroi përpjekjet e KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe ndau pikëpamjet mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon.

Ai falënderoi Aleatët dhe partnerët e NATO-s për angazhimin në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Leave a Reply