AAK kërkon tërheqjen e Feride Rushiti nga kandidatura për presidente në Kosovë


- Advertisement -

Pas PDK-së, edhe AAK-ja ka kërkuar që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura për presidente.


- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se kandidatja e VV-së për shefe të shtetit, po bëhet pjesë e një procesi i cili po rrënon rendin kushtetues. ‘Ne si AAK besojmë se Kosova meriton më shumë, propozimi ynë i parë është që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura e saj për shkak se po bëhet pjesë e një procesi politik, i një procesi i cili po rrënon rendin kushtetues.

Në rrethana tepër të vështira nuk kemi të bëjmë as me unifikim as diskutim, por përjashtim’, theksoi ai.

Leave a Reply