Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK, thuhet në konfirmim.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Aksident i rëndë në rrugën Komoran-Carralevë




















