Aksident fatal në Shkodër: Shtetas 78-vjeçar humb jetën nga një kamion


- Advertisement -

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar dje në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, u përplas nga një kamion duke lëvizur në këmbë në lagjen “Liria”.


- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur kamioni ka goditur për vdekje të moshuarin.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia e Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit vazhdojnë.

Në vendngjarje janë gjetur sende personale të të moshuarit, duke përfshirë një këpucë dhe disa lekë të fituara me mund.

Leave a Reply