Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se fillimi i përcaktimit me ligj të pagës së 13-të do të jetë prioritet për këtë vit, duke synuar edhe rrogën e 14-të.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka vlerësuar premtimin si të tepruar, duke shprehur shqetësimin se punëtorët e sektorit privat mund të mbeten pa përfituar nga ndarja e 100 eurove nga Qeveria.
Ai bëri thirrje për vetëdijësim të punëtorëve rreth pozitës dhe të drejtave të tyre.
Azemi theksoi edhe dallimin në pagat mes sektorit privat dhe publik, duke kritikuar fushatën e Kurtit si taktikë për të fituar vota.





















You must be logged in to post a comment Login