Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kurti deklaroi se gjatë javëve në vijim do të mbajë takime me partitë e tjera politike, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e koalicionit do të bashkëpunojë me secilën parti. “Natyrisht se gjatë javëve në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë e do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.





















You must be logged in to post a comment Login