Albin Kurti zhvillon takim bilateral me Kryeministrin e Luksemburgut në Samitin e EPC-së


- Advertisement -

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden.


- Advertisement -

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin e çmuar në sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të zhvillimit.

Ai falënderoi veçanërisht për mbështetjen e fundit prej 50 milionë eurosh, i cili dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian.

Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në përmbyllje, Kurti falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin në forume shumëpalëshe me interes të përbashkët.

Leave a Reply