Ndërprerja e seancës konstituive zgjoi reagime të shumta në legjislativ e cila kulmoi me hedhjen e vezëve nga ana e deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Për ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, raportuan edhe mediat ndërkombëtare.
Gazeta britanike, ‘Metro’ ka raportuar me titullin: ‘Kaosi shpërthen në Parlamentin e Kosovës, deputetja hedh vezë drejt Kryeministrit’.
Në anën tjetër, ‘Sky News’ lajmin për ngjarjet e sotme e titulloi: ‘Momenti kur deputetja e opozitës hedh vezë drejt kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare’. ‘Deputetja hodhi vezë drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurti gjatë një seance parlamentare e cila u thirr për të konstituuar parlamentin e Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme’, shkruhet tutje në artikull.
Kurse Associated Press shkruan: ‘Deputetja e opozitës qëllon me vezë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare’.
Raportimin e agjencisë së lajmeve AP, e kanë ritransmetuar edhe media të shumta ndërkombëtare.





















You must be logged in to post a comment Login