Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, u kthye te goli në Superligën e Çekisë, duke shënuar në fitoren 2-0 të Sparta Pragës ndaj Jablonec.
Ai u fut në lojë në minutën e 60-të, duke lënë menjëherë shenjë.
Në minuta e 77-të, pas asistimit të Jan Kuchtës, ai shënoi me një goditje të bukur në anën e majtë të rrjetës, mposhtur portierin Jan Hanus për 2-0.
Rrahmani numëron tashmë 10 gola dhe 2 asistime në kampionat, pasi ishte penguar nga lëndimet gjatë këtij sezoni.




















