Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Fiorentina me investime rekord për ta rikthyer në krye të futbollit italian

Fiorentina po kalon një nga verat më ambicioze në historinë e saj.

Në vitin kur klubi feston 100-vjetorin e themelimit, drejtuesit kanë investuar rreth 100 milionë euro në afatin kalimtar, me synimin për ta rikthyer skuadrën mes protagonisteve të futbollit italian.

Vetëm Juventusi dhe Milani kanë shpenzuar më shumë se klubi nga Firence gjatë këtij afati kalimtar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso është përforcuar me disa futbollistë të njohur dhe talente premtuese.

Mes afrimeve spikasin Alex Jimenez, Víctor Valdepeñas, Giovanni Fabbian, Marco Brescianini, Christ Oulaï, Radu Dragusin, ndërsa së fundmi është zyrtarizuar edhe Joao Mario.

Afati kalimtar është udhëhequr nga drejtori sportiv Fabio Paratici, i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për vitet në vazhdim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai ka punuar te Juventusi dhe Tottenhami më parë.

Një nga emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje është Alex Jimenez, i cili pranoi menjëherë ofertën e Fiorentinës. “I thashë menjëherë po Fiorentinës, sepse më pëlqeu projekti dhe talentet e reja që po ndërtohen këtu”, u shpreh ai.

Edhe Víctor Valdepeñas nuk e fshehu entuziazmin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai ka debutuar me Real Madridin sezonin e shkuar. “Në një shkallë nga 1 deri në 10, entuziazmi im është 20.

Ajo që kam dëgjuar për këtë klub më ka bindur menjëherë”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Paratici: Nuk pranoj të përfundojmë të tetët çdo sezon.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Drejtori sportiv Fabio Paratici theksoi se projekti kërkon kohë, por ambiciet janë të mëdha. “Duam të ndërtojmë një Fiorentinë konkurruese dhe të qëndrueshme.

Nuk mund të ndodhë gjithçka brenda tre muajve, por nuk pranoj që ky klub të përfundojë i teti çdo sezon”.

Ai shtoi se klubi synon të mbajë në skuadër emra si David De Gea, Moise Kean dhe Nicolò Fagioli, të cilin e cilësoi si një mesfushor me karakteristika të ngjashme me stilin e Barcelonës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Fabio Grosso synon trofe në sezonin jubilar – klubi do të sjellë ende përforcime.

Trajneri Fabio Grosso, kampion bote me Italinë në vitin 2006, beson se Fiorentina ka potencial për të luftuar në nivelet më të larta. “E dimë që pronarët duan të ndërtojnë diçka të madhe.

Të fitojmë një trofe në vitin e 100-vjetorit do të ishte një ëndërr”, deklaroi ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas tij, skuadra do të luajë me një stil ofensiv në skemën 4-3-3, duke synuar të jetë një nga protagonistet e Serie A.

Afati kalimtar i Fiorentinës nuk konsiderohet ende i përfunduar.

Mediat italiane raportojnë se klubi vazhdon të punojë për afrime të tjera, me emra si Franco Mastantuono, Matías Soulé, Matteo Ruggeri dhe Arthur Atta që mbeten në listën e dëshirave.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement