Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Albulena Haxhiu zë detyrën e presidentes së Kosovës: Shkarkime dhe zëvendësime në misionet diplomatike

Më 4 prill i kaloi mandati presidentes, Vjosa Osmani.

Në vendin e saj, derisa të zgjidhet presidenti i ri, erdhi tani ish-kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

E dështimi i Kuvendit për ta zgjedhur presidentin e ri, e çoi vendin drejt zgjedhjeve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, edhe pse Haxhiu është vetëm ushtruese e detyrës së presidentes, e qeveria tani veç në detyrë, partia në pushtet nisi “hallakatjen” e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës ane e mbanë botës.

Haxhiu ia ka tërhequr kredencialet ambasadorit të Kosovës në Misionin e Posaçëm në Vatikan, Vehbi Miftari, dy vjet pas dërgimit të tij në këtë mision.

Miftari ishte emëruar ambasador në selinë e shenjë më 26 janar të 2024-ës, pas përvojës 3-vjeçare si këshilltar politik i Osmanit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kiksi Kosova ka mësuar që në vendin e Miftarit, Haxhiu ka emëruar ambasador në Vatikan, Ruzvelt Frrokajn.

E kjo nuk është ambasada e vetme e cila pësoi ndryshime me marrjen e Vetëvendosjes së presidentit.

Pa u bërë muaji si ushtruese e detyrës së presidentes, Kiksi ka mësuar se Albulena Haxhiu ka shkarkuar edhe Lirie Berishën, ambasadoren e Kosovës në Tajlandë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E “fshisës” së Vetëvendosjes nuk i shpëtuan as konsulatat.

Emisioni ka kuptuar se ushtruesja e detyrës së presidentes e ka shkarkuar edhe Suzan Novobërdaliun, shefen e konsulatës së Republikës së Kosovës në Stamboll.

Për tri javë, Haxhiu bëri edhe zëvendësime të ambasadorëve dhe ndërrime të vendeve ku ishin për mision diplomatik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Heroina Telaku u largua nga pozita si ambasadore në Panama dhe u dërgua në Kolumbi.

Ndërkaq, në vendin e saj në Panama nga Bangladesh, u zhvendos Enis Xhemjali.

Kiksi ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në adresë të Zyrës së Presidentes se pse janë bërë këto shkarkime dhe zëvendësime, por deri në transmetimin e kësaj kronike, as njëra e as tjetra nuk ktheu përgjigje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement