Arrestohet person i kërkuar për veprën penale në Ferizaj


- Advertisement -

Sot në Ferizaj u arrestua një person i kërkuar nga Policia, i dënuar për veprën penale ‘Dhunim’.


- Advertisement -

Sipas Policisë së Ferizajt, më 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën ‘Astrit Bytyqi’, kanë identifikuar dhe arrestuar 24 vjeçarin me inicialet A.H.

I njëjti, sipas Policisë, ka qenë në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. ‘Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët’, thotë Policia e Ferizajt.

Leave a Reply