Një individ është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet për përfshirje në një rast të dhunës në familje, sulmit fizik dhe kanosjes.
Rasti është raportuar më 7 maj 2026, ku një grua deklaroi se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve nga djali i saj.
Viktima është trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërsa i dyshuari, një mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor për intervistë nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë për të vazhduar hetimet e mëtejshme.




















