Raul Asencio ka mundësinë për t’i thënë lamtumirën Real Madridit këtë verë, me Tottenham që shfaq interes për transferimin e tij.
Klubi spanjoll po planifikon ndryshime në ekip dhe futbollisti mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet.
Asencio ende nuk ka arritur të vendoset si një pjesë e rëndësishme në skuadër, duke bërë që mundësia e një transferimi të jetë në tavolinën e bisedimeve.
Shifrat flasin për një transferim rreth 25 milionë euro, me një klauzolë të veçantë që mund të sigurojë përfitime edhe për Real Madridin në të ardhmen.




















