Klubi katalunas, Barcelona synon t’i perfundojë edhe dy transferime tjera të mëdha në sulm ende pa nisur mirë afati kalimtar i verës.
Sipas gazetës Sport, Barcelona ka planifikuar tre përforcimet në sulm gjatë verës, dhe blerja e parë e madhe ka qenë Anthony Gordon nga Neëcastle United.
Ata kanë renditur sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez dhe lojtarin e lirë, Bernardo Silva, si objektivat e mbetur të verës.
Marrëveshja e Alvarez tani ka hasur në një pengesë pasi Atletico Madridi dënoi publikisht gjigantët katalunas në lidhje me ndjekjen e sulmuesit argjentinas.
Megjithatë, 26-vjeçari mbetet objektivi i ëndrrave të Barcelonës për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.
Blaugranët po punojnë gjithashtu për nënshkrimin e Bernardo Silvas, i cili po shtyn përpara një transferim në Camp Nou, madje edhe me koston e një uljeje të ndjeshme të pagës.





















You must be logged in to post a comment Login