Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se me thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për të shtunën në orën 11:00, po bëhet dhunë ndaj Kushtetutës, demokracisë dhe ligjeve vendore.
Ai theksoi se është e rëndësishme të respektohen ligjet dhe Kushtetuta.
Hamza shtoi se është e papërgjegjshme që seanca nuk vazhdon në të njëjtën ditë por shtyhet për nesër.
PDK nuk do të pranojë lojëra të tilla të papërgjegjshme dhe tha se do të ndërmarrë veprime politike dhe demokratike për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit.
Ai planifikon të diskutojë këto çështje me Grupin Parlamentar dhe të marrë një qëndrim të përbashkët.





















You must be logged in to post a comment Login