Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bedri Hamza: Programi i PDK-së për Energjinë dhe Infrastrukturën në Kosovë

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në zonat kryesore të kryeqytetit, duke theksuar se kjo është dëshmi e krizës në të cilën e ka futur vendin Qeveria Kurti.

Hamza, në një konferencë për media të cilën e zhvilloi pa drita dhe pa zërim, tha se PDK-ja do ta qeverisë sektorin energjetik me transparencë, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë.

Kosova është në krizë ekonomike, sociale, politike dhe në krizë shprese.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dhe përgjegjësia është e qartë: Qeveria Kurti.

Sot nuk kemi rrymë, por ne jemi këtu pikërisht për të folur për rrymën dhe për investimet infrastrukturore që i mungojnë vendit tash e gjashtë vite.

Hamza u shpreh se qytetarët e Kosovës meritojnë energji të sigurt, çmime më të përballueshme dhe një shtet që planifikon për të ardhmen.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Krizave do t’u themi STOP së bashku.

Dhe së bashku do ta ndryshojmë edhe Kosovën.

Ju zotohem se me qeverinë që do ta udhëheq unë, ditë si kjo nuk do të përsëriten më.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nuk do të ketë më qytete pa rrymë dhe as dështime që e paralizojnë jetën e qytetarëve.

Shteti do të funksionojë me plan, me përgjegjësi dhe me rezultate konkrete, jo me improvizim dhe justifikime.

Energjia, siç e dini, është baza mbi të cilën ndërtohet çdo ekonomi moderne.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pa furnizim të sigurt, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm me energji, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende pune dhe nuk mund të ketë as mirëqenie për familjet.

Prandaj, energjia do të jetë prioritet kombëtar i qeverisë sonë.

Ne do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, sepse energjia elektrike është nevojë bazike, jo e mirë luksi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Heqja e TVSH-së do t’i ulë menjëherë faturat e energjisë, do ta rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe do të kontribuojë në stabilitetin social.

Programi i PDK-së parasheh modernizimin e Termocentralit “Kosova B”, ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet rreth 500 MW, sisteme të ngrohjes qendrore në së paku pesë qytete të Kosovës, investime në energjinë diellore, zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe realizimin e lidhjes energjetike Kosovë-Shqipëri.

Krahas energjisë, do të vazhdojmë me investime në infrastrukturë moderne, në rrugë dhe në hekurudha.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Partia Demokratike e Kosovës angazhohet për përfundimin e projekteve madhore rrugore, si autostradat për Gjilan, Podujevë, Gjakovë dhe të tjera; për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore; për realizimin e lidhjes hekurudhore Kosovë–Shqipëri, si projekt strategjik ekonomik dhe kombëtar.

Dhe, në fund, do të investojmë në teknologji të reja dhe në transformimin digjital të Kosovës.

Këtë do ta bëjmë duke mbështetur zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative, inovacionin dhe startup-et, por edhe duke zgjeruar infrastrukturën digjitale dhe duke krijuar kushte që të rinjtë tanë ta ndërtojnë karrierën e tyre në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tutje, ai falënderoi qytetarët që po e mbështesin vizionin e PDK-së për ta ndryshuar Kosovën.

Dua t’i falënderoj qytetarët e Ferizajt, Gjakovës dhe Pejës për mikpritjen, mbështetjen dhe pjesëmarrjen në tubimet tona.

Kudo po e shohim që qytetarët janë lodhur nga krizat dhe janë gati për një drejtim të ri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ne do të vazhdojmë në çdo qytet të Kosovës, që bashkë me qytetarët ta ndërtojmë rrugën drejt ndryshimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement