Kandidati i Aleancës për deputet, Besnik Tahiri, ka komentuar përfshirjen e një fëmije në një tubim elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tahiri theksoi se vendosja e një fëmije për të recituar një tekst në një tubim politik nuk i përket natyrës së aktiviteteve të tilla dhe cenon vlerat familjare dhe traditën shqiptare. “Vendosja e një fëmije që të recitojë një tekst, i cili vetëm një tubimi politik nuk i përkon, një tekst i cili në themel e prek jo vetëm e godet traditën tonë të shqiptarit, por e godet në esencë një fëmijë, e një familje, për çka, për me i thënë ‘Albin baba’,” tha ai.
Duke iu referuar shprehjes ‘Albin baba’, Tahiri theksoi se është pikërisht ai që Kosovën e ka lënë me raporte të dëmtuara me Shqipërinë dhe shtetet që kanë mbështetur Kosovën. “Albin baba” mund t’i thotë vetes “Albin baba” dhe vajzës së vet, por “Albin baba” pa asnjë dyshim e ka lënë Kosovën jetim. Është jetim, është e prishur me Shqipërinë, jetim e prishur me vendet që e kanë ndihmu lindjen e këtij shteti, e ky njeri kënaqet, buzëqesh, e zgërdhihet para një fëmije dhe e keqpërdor skajshmërisht,” tha ai.





















You must be logged in to post a comment Login