Caktohet vendi e data e dasmës së Duas dhe Callum?


- Advertisement -

Mediat italiane po ziejnë! Ylli ynë ndërkombëtar, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, duket se janë gati të hedhin hapin e madh. Sipas raportimeve të fundit nga përtej Adriatikut, çifti ka zgjedhur një destinacion tejet romantik për të kurorëzuar dashurinë e tyre: Siçilinë.


- Advertisement -

Zërat që po qarkullojnë masivisht, ndonëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga vetë dyshja, flasin për një fundjavë plot shkëlqim mes datave 5 dhe 7 shtator. Lokacioni i përfolur është qyteti i bukur i Palermos. Thuhet se festa do të zhvillohet në ambientet ekskluzive të resortit luksoz Villa Igiea, ndërsa ceremonia e betimeve mund të mbahet në kompleksin historik Spasimo, i njohur si një nga hapësirat më mbresëlënëse dhe sugjestive të qytetit.

Për ata që e kanë ndjekur nga afër Duan, kjo zgjedhje nuk vjen krejt rastësisht. Ajo vizitoi qytetin jugor të Italisë vitin e kaluar gjatë pushimeve të saj verore, duke u shfaqur si një turiste e thjeshtë mes rrugicave dhe lokaleve të qendrës historike. Për më tepër, rreth dy vite më parë, popstari fitoi zemrat e tifozëve vendas pasi bëri xhiron e rrjetit duke pozuar me fanellën e ekipit të Palermos.

Romanca e saj me aktorin e njohur nga “Animali Fantastici” dhe “Masters of the Air” doli në dritë në fillim të vitit 2024. Që atëherë dyshja janë kthyer në një nga çiftet më solide të showbizit ndërkombëtar, duke e dëshmuar se janë më të dashuruar se kurrë. Tani të gjithë sytë janë drejtuar nga ta për të parë nëse ky lajm do të marrë një konfirmim zyrtar.

Leave a Reply