Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çmimet e naftës, në nivelin më të lartë në dy vjetët e fundit

Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet, pasi ministri i Energjisë i Katarit paralajmëroi se pret që të gjithë eksportuesit e naftës dhe gazit në Gjirin Persik të ndalin prodhimin brenda pak ditësh.

Saad al-Kaabi i tha “Financial Times” se konflikti në Lindjen e Mesme, një rajon që luan rol kyç në furnizimin global me energji dhe në rrugët e transportit detar, mund “t’i rrëzojë ekonomitë e botës”, raporton BBC.

Nafta Brent u rrit me më shumë se 9% të premten, duke kaluar mbi 93 dollarë për fuçi, që është niveli më i lartë që nga vjeshta e vitit 2023.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rritja e çmimeve të naftës mund të ketë pasoja të gjera, jo vetëm në koston për mbushjen e automjeteve me karburant, por edhe në çmimin e disa formave të ngrohjes, ushqimit dhe mallrave të importuara.

Ka paralajmërime se nëse çmimet e naftës dhe gazit – të cilat janë rritur ndjeshëm këtë javë – mbeten të larta, kjo mund të nxisë inflacionin në ekonomitë e mëdha botërore si Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ku ai ka qenë në një trend të përgjithshëm rënës.

Kaabi tha se nafta mund të arrijë në 150 dollarë për fuçi nëse konflikti me Iranin vazhdon gjatë javëve në vijim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Nëse kjo luftë vazhdon për disa javë, rritja e PBB-së në mbarë botën do të ndikohet. Çmimi i energjisë për të gjithë do të rritet. Do të ketë mungesë të disa produkteve dhe do të ketë një reaksion zinxhir të fabrikave që nuk mund të furnizojnë”, i tha ai FT-së.

Ka pasur frikë se kriza aktuale mund të ketë ndikim të ngjashëm me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, por deri tani rritja e çmimeve të naftës dhe gazit mbetet nën nivelet kulmore të përjetuara në vitin 2022.

Rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë zakonisht transportohet çdo ditë përmes Ngushticës së Hormuzit. Por trafiku në këtë kalim të ngushtë pothuajse është ndalur që kur lufta ShBA-Izrael me Iranin filloi fundjavën e kaluar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement