Deputetja e Liza Gashi ka bërë një deklaratë që mund të ndryshojë lojën politike: LVV-ja është e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një intervistë për RTV21, Gashi tha se LVV-ja ka vetëm 66 vota së bashku me partnerët e koalicionit, dhe se ftesat për dialog me opozitën kanë qenë të hapura që nga dita e parë.
“Ne kemi qenë të hapur që nga dita e parë; ftesat kanë qenë prezente për opozitën. Shpresojmë të vijmë te një dakordim. Përgjigjja i mbetet opozitës,” tha ajo.
Deputetja gjithashtu iu përgjigj akuzave se LVV-ja po e zvarrit zgjedhjen e presidentit:
“Si mund të zvarrisim ne? Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga opozita të sjellë një kandidat konsensual. Dialogu është gjithmonë i hapur – tani le të na tregojë opozita nëse dëshiron zgjidhje.”
Situata mbetet e tensionuar dhe vendi pret një vendim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin politik.




















