Pavarësisht masave ligjore dhe mekanizmave të ngritur për mbrojtjen e viktimave, dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze shoqërore në Kosovë.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste.
Ekspertët vlerësojnë se megjithëse ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me vitet e kaluara, fenomeni mbetet alarmues dhe kërkon më shumë angazhim në parandalim, edukim dhe mbështetje për familjet.
Rreth tremijë raste të dhunës në familje brenda një viti duke iu referuar statistikave të Policisë janë shqetësuese për shoqërinë.
Kërkohet më shumë angazhim në parandalim dhe sensibilizim, duke nisur që nga institucionet arsimore.
Fokusi nuk duhet të jetë vetëm te ndëshkimi, por edhe te parandalimi dhe riintegrimi social i rasteve.
Institucionet e sigurisë duhet të veprujnë sipas vendimeve të gjykatave në rastet kur çiftet apo familjet vazhdojnë të qëndrojnë bashkë edhe pas dhunës.





















You must be logged in to post a comment Login