Nëse kishit dyshime për jetën sentimentale të Dolces pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova 4’, ish-banorja sapo i dha fund pritjes.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, ajo konfirmoi se është e dashuruar, por ende nuk zbuloi identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Ndonëse diskrete, Dolce tregon se dikush e ka fituar plotësisht zemrën e saj.




















