Erërat e forta kanë shkaktuar dëmë në kryeqytet dhe Fushë Kosovë, ku është nevojitur intervenimi në 17 raste.
Në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca bëhet e ditur se ndërhyrjet kanë qenë në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.
“Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve….Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?





















You must be logged in to post a comment Login