Ylli i Ferizajt, Erion Sadriu ka folur për momentin më të rëndësishëm të sezonit dhe rrugëtimin e skuadrës së tij, duke e cilësuar finalen e Kupës së Kosovës si një shpërblim për gjithë punën e bërë gjatë vitit.
Në një intervistë për Telegrafin, ai ka theksuar se ekipi ka arritur shumë, por ende nuk ka përfunduar misioni kryesor.




















