Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës është nisur, ku deri tani janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet.
Procesi është filluar pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Fletëvotimet janë sistemuar sipas komunave prej nga vijnë votuesit dhe aktualisht procesi ka filluar me një kuti votimi, tha Valmir Elezi për Klankosova.tv.




















