Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Fisnik Asllani në “radarët” e Barcelonës, por kërkohen 50 mln euro

Vijojnë ofertat e majme për njërin prej sulmuesve kryesorë të momentit në Europë dhe nga më të spikaturit në Bundesligën gjermane. Fisnik Asllani është bërë emri më i përfolur ndër futbollistët shqiptarë në javët e fundit. Ylli i ri i Kombëtares së Kosovës e ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane pas formës së jashtëzakonshme që po e kalon në këtë edicion.

E njëri prej klubeve që po e kërkon më me ngulm 23-vjeçarin është Barcelona. Gjiganti katalanas po e vëzhgon me kujdes futbollistin e Hofenheimit, i cili e ka arritur formën kulmore në këtë sezon. Asllani i ka realizuar 10 gola dhe i ka bërë 8 asistime në këtë sezon deri tash në të gjitha garat me ekipin gjerman. Dhe, Barça e sheh atë si zëvendësues ideal të Robert Levandovskit, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës që po vjen. Ndërkohë, “Blaugrana” janë njoftuar edhe me çmimin që duhet ta paguajnë për ta bërë të vetin sulmuesin shtatlartë. Sipas mediave ndërkombëtare, Hofenheimi nuk e ka ndërmend ta lëshojë yllin e tij për një shumë më të vogël se 50 milionë euro. Ndonëse vlera e tij në treg, përkatësisht në “Transfermarkt” është 30 milionë euro, klubi gjerman konsideron se Asllani vlen edhe një herë aq. Krahas Barcelonës, interesim për futbollistin kosovar ka shfaqur edhe gjiganti bavarez, Bajern Munih. E në Angli atë e pëlqejnë Çelsi dhe Totenhemi.

Asllani është një sulmues i fuqishëm dhe me aftësi për të bashkëpunuar me bashkëlojtarët, përpos instinktit të rrallë për të shënuar gol. Përpos që realizon gola, ai jep kontribut domethënës edhe në ndërtimin e aksioneve dhe bën asistime për shokët. Një profil i ngjashëm me atë të Levandovskit. Mosha e re dhe mundësia për t’u bërë lojtar edhe më i madh, janë arsyet që Barça s’e ka ndërmend të humb shumë kohë dhe të hidhet në ofensivë për përfaqësuesin kosovar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement