Per izolimin dhe shuarjen e flakeve jane angazhuar 182 forca operacionale, 19 automjete zjarrfikese, 3 helikoptere dhe 1 avion i Forces Ajrore.
Sipas njoftimit zyrtar, nderhyrjet jane perqendruar ne disa zona problematike, perfshire Dajtin, fshatin Riban ne Mallakaster, Shqiponjen ne Prrenjas, Verzhezhen ne Skrapar, Krekezin ne Himare, si dhe zonen malore mes Stegopullit dhe Selckes, ne bashkite Libohove dhe Dropull.
Ne Riban te Mallakastres, fale nderhyrjes se forcave nga toka dhe ajri, eshte eliminuar rreziku per zonat e banuara.
Si mase parandaluese, 15 familje u evakuuan perkohesisht.
Nga vatrat e zjarrit te shuara jane prekur rreth 1.5 hektar siperfaqe me barishte, shkurre dhe bimesi pyjore, ndersa demet nga vatrat aktive vijojne te jene ne proces vleresimi.
Strukturat e mbrojtjes civile vijojne monitorimin e situate dhe koordinimin e operacioneve per menaxhimin e zjarreve ne te gjithe territorin.





















You must be logged in to post a comment Login