Në një zbulim të rëndësishëm, është gjetur një nga automjetet që përdorën autorët e vrasjes së dyfishë në Balldren të Lezhës.
Automjeti tip “Volksëagen Polo” u gjet i mbuluar me bar në fshatin Torovicë, ku gjithashtu janë sekuestruar veshjet e autorëve dhe një palë targa.
Në brendësi të automjetit u gjetën dy gëzhoja dhe u konstatua se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat e dyerve.
Në oborrin e shtetasit Besnik Kolndreu u zbulua një automjet identik, por me targa të ndryshme.
Njoftimi i Policisë së Shtetit tregon se kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve janë në vazhdim.
Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e shtetasve të shpallur në kërkim. /Klankosova.tv