Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjuha e papërshtatshme në politikë: tensionon klimën zgjedhore në Kosovë

Sipas hulumtuesit të lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, gjuha e tillë rrezikon të tensionojë klimën politike dhe të largojë vëmendjen nga programet zgjedhore.

Ai e përmendi edhe çështjen e mungesës ligjore për të dënuar një gjuhë të tillë.

Bugaqku në një intervistë për Ekonomia Online tha se sjelljet e tilla nga partitë politike janë të papranueshme. ‘Kjo në vetvete i lëndon dhe i cenon parimet demokratike të një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik, tek e fundit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prandaj, çfarëdo gjuhë e papërshtatshme që përdoret, qoftë në kuadër të fushatës zgjedhore, mund të tensionojë situatën politike.

Kjo mund të bëjë që gara zgjedhore të mos bëhet mbi bazën e ideve dhe programeve, por mbi bazën e linçimeve, etiketimeve dhe sulmeve brutale.

Këto sulme mund të bëhen ndaj një grupi të caktuar politik që përfaqëson një entitet të caktuar, në këtë rast etnik, apo edhe ndaj një kategorie të kandidatëve që përfaqësojnë një gjini ose grup të caktuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për ne, këto janë sjellje të papranueshme,’ tha ai.

Sipas Bugaqkut, aktualisht ekziston një boshllëk ligjor, pasi legjislacioni zgjedhor nuk parasheh sanksione për gjuhën e përdorur para nisjes zyrtare të fushatë. ‘Unë mendoj se këtu ka një problem ligjor, sepse Ligji i Zgjedhjeve të Përgjithshme dhe rregullat e KQZ-së nuk e sanksionojnë përdorimin e gjuhës së tillë para fushatës zgjedhore.

Pra, partitë politike po mbajnë tubime, takime dhe aktivitete në terren, ku eksponentë të tyre përdorin gjuhë të papërshtatshme, por juridikisht nuk mund të penalizohen sepse nuk jemi ende zyrtarisht në periudhë zgjedhore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rregullativa zgjedhore thekson që ndëshkimet ndaj subjekteve politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre mund të realizohen vetëm brenda periudhës zyrtare të fushatës.

Për këtë arsye, në këtë fazë është e pamundur në kuptimin ligjor që të parashtrohen ankesa në PZAP dhe të ndëshkohen kandidatët apo mbështetësit për gjuhën e tyre.

Në të ardhmen, besoj që duhet të ndryshohet Ligji për Zgjedhjet,’ u shpreh Bugaqku.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai shtoi se duhet të ketë ndryshime ligjore që do të mundësonin penalizimin edhe të sjelljeve dhe gjuhës së përdorur në periudhën jozyrtare të fushatës. ‘Duhet të rregullohen qartë të gjitha sjelljet e partive politike dhe të kufizohen periudhat kohore se kur realisht mund të cilësohet si fushatë zgjedhore.

Duhet lënë mundësia që ligji të parashikojë ankesa dhe penalitete edhe për periudhën jozyrtare, për ata që fillojnë garën dhe sulmet më herët.

Në kuptimin e sjelljes etike, kjo është e papranueshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nuk ka ligj apo normë juridike që mund të normojë fjalët e njerëzve sa herë që ata dalin publikisht, por kjo nuk është etike dhe njerëzore.

Përdorimi i formulimeve apo frazimeve që përmbajnë denigrim ndaj rivalëve tregon mungesë etike, pasi kandidatët duhet të japin një shembull të mirë.

Ata duhet të jenë model për qytetarët se si ndërtohet dhe implementohet një platformë politike nesër, kur të fitojnë zgjedhjet dhe të qeverisin vendin,’ thotë tutje ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Duke folur për atë se çfarë duhet të dominojë gjatë fushatës zyrtare, Bugaqku tha se partitë duhet të fokusohen në programe konkrete dhe debate për çështje me interes publik. ‘Normalisht që fokusi duhet të jenë programet politike.

Duhet të jenë premtimet që kanë të bëjnë me programe të zbatueshme, që japin ide inovative për zhvillimin ekonomik, arsimin, fuqizimin e drejtësisë, ekonominë dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me aleatët.

Por aktualisht, jemi në një kohë kur nuk po shohim programe të mirëfillta të partive politike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nuk po shohim as debate të mirëfillta që shpërfaqin ide dhe koncepte se si të përmirësohet gjendja në Republikën e Kosovës.

Megjithatë, meqenëse ende nuk kemi hyrë zyrtarisht në fushatë, po presim që në ditët në vijim subjektet të dalin dhe të prezantojnë platformat e tyre të veçanta për fusha të caktuara,’ shton Bugaqku.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një takim me qytetarë iu referua ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me termin ‘frizerka’, deklaratë që nxiti reagime nga kandidatë të partive politike, por edhe nga vetë Osmani.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Por, rreth kësaj reagoi vet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nuk e ka ofenduar Osmanin, por sipas tij ‘një pseudogazetar e ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Advertisement