Gjykimi mes dy themeluesve të OpenAI, Elon Musk dhe Sam Altman, ka filluar në Kaliforni, me palët që paraqesin rrëfime të kundërta rreth historisë së kompanisë dhe detyrimeve ndaj konsumatorëve.
Në gjyq pritet të dëshmojnë jo vetëm Musk dhe Altman, por edhe emra të tjerë të mëdhenj të teknologjisë, e mes tyre edhe shqiptarja Mira Murati, ish-drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI.
Murati do të dëshmojë lidhur me aktivitetet fitimprurëse të OpenAI dhe marrëdhënien me Microsoft.
Ajo gjithashtu do të japë dëshmi për bashkëpunimin ndërmjet OpenAI dhe Microsoft, si dhe për mungesën e dijenisë nga ana e Microsoft lidhur me detyrimet ndaj Musk dhe shkeljet e mundshme të këtyre detyrimeve.
Kujtojmë se Murati dha dorëheqjen në shtator 2024 dhe më pas prezantoi Thinking Machines Lab, një startup inovativ për zhvillimin e inteligjencës artificiale.





















You must be logged in to post a comment Login