Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave në Kosovë, Saxhide Mustafa, ka bërë të ditur se organizatat anëtare të forumit kanë publikuar një deklaratë me 5 pika drejtuar partive politike.
Mustafa theksoi se ndryshimi i Ligjit të Punës është kërkesa kryesore e forumit, duke shtuar se gratë vazhdojnë të përballen me pengesa në tregun e punës.
Kërkesa të tjera përfshijnë rritjen e mbështetjes financiare për gratë ndërmarrëse dhe institucionalizimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.
Mustafa gjithashtu theksoi nevojën për politika moderne të balancimit mes jetës dhe punës.
Ajo po ashtu u shpreh se mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit është një barrierë kryesore për gratë në tregun e punës.
Institucionalizimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është një tjetër sfidë që duhet adresuar.
Qeveria e ardhshme është thirrur të veprojë me urgjencë për të adresuar çështjet sociale dhe ekonomike që po ndikojnë në emigrimin e të rinjve.
Forumi Ekonomik i Grave përbëhet nga një sërë organizatash të shoqërisë civile. /EO





















You must be logged in to post a comment Login