Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti dhe ish-ministri ka thënë se pas 26 vitesh angazhim politik në AAK, ka vendosur t’u hapë rrugë anëtarëve të rinj, ndërsa ka premtuar mbështetje të plotë për partinë dhe kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini.
Lekaj e ka cilësuar AAK-në si “familje politike” që ka dhënë kontribut të madh në shtetformimin dhe zhvillimin e Kosovës, ndërsa ka lavdëruar liderin e partisë, Ramush Haradinaj, duke e quajtur “burrështetas” dhe “shtyllë të Aleancës”.
“Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin për fitoren e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar mbështetje për partinë dhe kandidaten e saj. /Lajmi.net/





















You must be logged in to post a comment Login