Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ajo tha se vendimi ndaj Naim Murseli dhe Granit Plava përbën një përgjigje të drejtësisë ndaj një krimi të rëndë që tronditi vendin.
“Sot, me dënimin me burgim të perjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt, drejtësia dha një pergjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi të rendë që tronditi mbarë vendin. Përpjekja e të dënuarve për ta fshehur vrasjen pas skenareve të rremë vetëm sa e rendoi edhe më shumë këtë akt mizor.
Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijeve te saj, prane vellaut, pranë familjes por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhrojé apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë”, ka shkruar ajo.
Haxhiu theksoi se asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë familjes, por e bën të qartë se krime të tilla nuk mbeten pa ndëshkim.
Ajo u shpreh se lufta kundër femicidit kërkon institucione të forta, zero tolerancë ndaj dhunës dhe një shoqëri ku gratë jetojnë të sigurta dhe me dinjitet.
“Lufta kundër femicidit kërkon vigjilence të perhershme, institucione të forta dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës. Sot e kujtojmë Liridonën me dhimbje dhe respekt. Nderimin më të madh për të do ta tregojmë duke ndërtuar një Kosove ku çdo grua jeton e lirë, e mbrojtur dhe me dinjitet.
Në këto momente, jam pranë familjes së saj dhe uroj qe ky vendim, sado pak, t’u sjellë një grimeëqetësie në dhimbjen e tyre të thellë”, ka shkruar Haxhiu.