Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Historia e rikthimit të Betim Fazliji në futbollin e Kosovës: Sakrifica, rehabilitimi dhe suksesi i ri

Historia e Betim Fazliji është një prej atyre rrëfimeve që tregojnë se futbolli nuk ka të bëjë vetëm me talentin, por edhe me forcën mendore, sakrificën dhe karakterin.

Mesfushori kosovar ka marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet e muajit qershor ndaj Çekisë dhe Andorrës, duke kompletuar një rikthim emocional pas më shumë se tri vitesh të mbushura me lëndime, rehabilitim dhe momente jashtëzakonisht të vështira.

Në kohën kur po kalonte formën më të mirë të karrierës së tij dhe po bëhej gjithnjë e më i rëndësishëm për St.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gallen dhe Kombëtaren e Kosovës, gjithçka ndryshoi në nëntor të vitit 2023.

Gjatë një stërvitjeje me klubin zviceran, Fazliji pësoi këputje të ligamenteve në gjurin e majtë, një lëndim që e la jashtë fushave për plot 368 ditë.

Pas një viti të tërë rehabilitim, sakrificë dhe pune intensive, ai u rikthye më në fund në fushë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Por rikthimi zgjati shumë pak.

Vetëm katër paraqitje pas kthimit, Fazliji u aktivizua si titullar ndaj Baselit dhe pas vetëm tetë minutash lojë pësoi një tjetër goditje të rëndë: këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë më 22 shkurt 2025.

Një tjetër fillim nga zero.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga ai moment, mbrojtësi kosovar qëndroi edhe 414 ditë jashtë fushave, duke e çuar në 782 numrin total të ditëve larg futbollit në tri vitet e fundit.

Megjithatë, ai nuk u dorëzua asnjëherë dhe është rikthyer sërish, fitoi Kupën e Zvicrës me St Gallenin dhe mori ftesën e Kombëtares së Kosovës pas më shumë se tre vitesh. “E kam pritur gjatë këtë ditë të rikthehem në Kombëtare, e kam ëndërruar gjatë gjithë kësaj kohe.

Kam kaluar më 700 ditë jashtë fushave shkaku i ligamenteve të këputura në të dy gjunjët, por gjithmonë kam ëndërruar për një moment të tillë”, deklaroi Fazliji.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai nuk e fshehu krenarinë për rikthimin te “Dardanët”. “Krenaria që më jep fanella e Kombëtares nuk ma jep asgjë tjetër në futboll.

Jam shumë i lumtur që jam rikthyer pas tre vitesh te Kosova dhe gjithmonë do të jap më të mirën për vendin tim”, përfundoi Betim Fazliji.

Ai ka thënë se është bërë shumë më i fortë nga ato lëndime dhe tani sheh përpara për të arritur suksese të reja me St Gallenin dhe Kombëtaren dardane. “Ka qenë periudhë e vështirë, shumë sakrificë, shumë punë, lot e dhimbje, por ia dola të rikthehem.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tani këto dy lëndime më kanë bërë shumë më të fortë dhe do të vazhdoj të punoj shumë që ta ndihmojë klubin tim St Gallen dhe Kombëtaren time të arrijmë suksese të reja”, përfundoi Fazliji.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku i riu Rexhë Brahimaj vdiq pas plagëve të marra nga thika. I ndjeri, bëhet...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Advertisement