Irani, Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësi Pakistani kanë bërë të ditur se është shënuar përparim në bisedimet për të mbyllur një konflikt që ka zgjatur prej gati tre muajsh.
Teherani po përqendrohet në finalizimin e një memorandumi mirëkuptimi, njoftoi Ministria e Jashtme e Iranit.
Ushtria pakistaneze ka thënë se bisedimet e fundit kanë sjellë progres inkurajues drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se ka pasur përparime në lidhje me situatën me Iranin.
Rubio tha se mund të ketë zhvillime në ditët në vijim.





















You must be logged in to post a comment Login