Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ish-deputetët e VV-së kundër Kurtit: Mospropozimi i Vjosa Osmanit shihet si tradhti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka propozuar presidenten aktuale Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërsa partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë zyrtarisht me kandidaturën e Glauk Konjufcës për President të Kosovës, dhe me kandidaten tjetër Ftamire-Mulhaxha-Kollçaku.

Pas këtyre zhvillimve, Kuvendi nuk arriti të zgjedh Presidentin, ndërsa Presidentja Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe nisi procedurat për zgjedhjet e reja.

Vendimi për të mos e rikandiduar Osmanin ka nxitur reagime dhe debat politik, pasi ajo kishte shprehur më herët gatishmërinë për të kërkuar besimin e deputetëve për një mandat të dytë në këtë post.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të mos e propozuar presidenten aktuale Vjosa Osmani për një mandat të dytë ka nxitur reagime edhe nga ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haki Abazi dhe Fatmir Humolli kanë kritikuar këtë veprim të Kurtit, duke e cilësuar si vendim befasues

Abazi vendimin për mos propozimin e Osmanit e cilësoi si befasues dhe tha se është një tjetër shembull i mënyrës se si, sipas tij, Kurti vepron ndaj bashkëpunëtorëve të tij politikë. Ai vlerësoi se Kurti po vazhdon një praktikë të largimit ose anashkalimit të figurave me të cilat ka bashkëpunuar më herët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

‘’Goxha befasuese mospropozimi i Osmanit për presidente nga ana e Kurtit, për Kurtin është bërë mision të fusë thika pas shpine bashkëpunëtorëve’’, tha Abazi.

Sipas Abazit, Kurti po dobëson institucionet e Kosovës dhe po e përqendron vendimmarrjen politike në një dorë të vetme.

‘’Kurti po vazhdon me shpërbërjen e institucioneve të Kosovës që të mbetet i vetmi në vendimmarrje pa një parlament efektiv’’, tha ish deputeti i VV-së.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ish-deputeti i VV-së komentoi edhe emrin e Glauk Konjufcës si kandidat për president, duke thënë Konjufca është shndërruar në ‘’xhoker’’ të Kurtit dhe se kjo kandidaturë po përdoret si pjesë e një taktike politike për të krijuar përshtypjen e një kandidature serioze dhe për të rritur besimin në proces.

‘’Konjufca është shndërruar në xhokerin e lojës së Kurtit për ta ngritur besimin, kinse po e propozon dikë serioz si Konjufca, ai po bën lojë me Konjufcën’’, thotë Abazi.

Në fund, Abazi akuzoi Kurtin se po synon ta çojë vendin drejt një situate ku do të mund ta kontrollojë më lehtë pushtetin politik, që të mbërrijë në pikën ku ‘’sundon’’ vetëm Kurti.

Advertisement. Scroll to continue reading.

‘’ Është në mision e Kurtit të shpërbëj republikën që të mbërrij në një pikë që ta kontrollojë vendin është në kërkim të Republikës së ‘’Kurtit’’, përfundoi Abazi.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, në një prononcim është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe mungesën e një propozimi nga kryeministri Albin Kurti për ri kandidimin e presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë.

Humolli ka kritikuar mënyrën e veprimit të Kurtit, duke thënë se ai nuk po vepron në interes të vendit, por në interes të grupit të tij politik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas tij, vendimet po merren në mënyrë të përqendruar dhe pa konsultim të gjerë institucional.

‘’Logjika e punës që ka Albin Kurti nuk ka as të afërm asnjë, ky të gjithë i ka një përdorimësh dhe nuk punon në interes të vendit, ky e sheh interesin e grupacionit politik të vet’’ , tha ish-deputeti i VV-së.

Humolli ka deklaruar se Osmani e ka humbur mbështetjen politike brenda listës GUXO dhe se kjo listë nuk ka deputetë me peshë të veçantë vendimmarrëse, ndërsa deputetët e VV-së ndjekin qëndrimet e kryetarit të partisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

‘’Vjosa e ka humbur bazën në listën GUXO nuk ka asnjë deputet që bën përshtypje edhe këta të VV-së normalisht e dëgjojnë Albinin’’, tha Humolli.

Humolli ka shtuar se procesi për zgjedhjen e presidentit po zhvillohet në mënyrë jo të drejtë dhe se opozita, si pjesë e institucioneve shtetërore, duhet të ketë rol në kontrollin dhe balancimin e pushtetit.

‘’Procesi politik për zgjedhje të presidentit është duke u zhvilluar në mënyrë jo të drejtë. VV ja nuk e kupton që edhe partitë opozitare janë institucione shtetërore e në qoftë se opozita nuk ka mundësi të kontrollojë sistemin që funksionin pse bëhet’’, tha ish-deputeti Humolli.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai ka akuzuar Kurtin se synon të mbajë nën kontroll të plotë proceset politike, duke anashkaluar funksionimin institucional dhe duke mos dhënë llogari të mjaftueshme para Kuvendit.

‘’Kurti mundohet të krijojë sitëm që ka në dorë gjithçka vet e jo në mënyrë institucionale. Kur e injoron deputetin kuvendin e Kosovës si në mandatin e kaluar nuk u ka dhënë llogari opozitës kjo është logjikë jo demokratik’’, tha Humolli.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement