Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, në një takim joformal të ministrave për Çështje Europiane të mbajtur në Nicosia nga Presidenca e BE’së që aktualisht e ka Qipro, tha se kërkoi që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.
“Kanë kaluar më shumë se 40 muaj që kur kemi aplikuar për anëtarësim. Ende nuk është marrë asnjë vendim, pavarësisht qëndrimit të përsëritur të Komisionit Europian se është i gatshëm të japë opinionin e tij. Ka ardhur koha që BE-ja të veprojë. Ka ardhur koha që statusi i vendit kandidat të bëhet zyrtar”.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të dhjetorit të 2022-ës dhe që nga atëherë nuk ka lëvizur dosja e saj.
Në fjalimin e tij, Zulfaj thasë premtimi për zgjerim, i bërë në Selanik në vitin 2003, duhet të përkthehet në praktikë.
“Ajo që nevojitet është unitet në angazhim. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të BE-së për transformimin e vendeve aspirante në demokraci të konsoliduara. Kosova ka përqafuar vlerat themelore të sanksionuara në Nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Europian”.
It has been more than 40 months since we applied for membership. No decision has been taken, despite the EC repeated stance that they are ready to deliver an opinion. It’s time for the EU to deliver. It’s time to make candidate status official.
Cyprus, Nicosia 11-12 May. pic.twitter.com/lfBlCS2Wae— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) May 12, 2026





















You must be logged in to post a comment Login