Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë, Kombëtarja e Kosovës do të vishet me fanella të brendit ndërkombëtar Adidas gjatë garave evropiane.
Veshjet e reja do të jenë të personalizuara për të reflektuar identitetin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim është rezultat i Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA, duke i dhënë mundësinë federatës të pajiset me uniforma cilësore për ndeshje dhe stërvitje.
Po ashtu, FFK do të ketë qasje në shërbimin ekskluziv “Locker Room” të Adidas për të porositur veshje të personalizuara për ekipin, duke synuar të rrisë standardet e performancës sportive dhe prezantimin në arenën ndërkombëtare.