Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia vazhdon të paraqesë rrezik për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës.
Konjufca kritikoi po ashtu Bashkimin Evropian për, siç u shpreh, qasje tepër tolerante ndaj politikës së Serbisë.
Sipas tij, një qasje e tillë mund ta ketë inkurajuar Beogradin që të vazhdojë me të njëjtën politikë. “Retorika e pandryshuar agresore e politikës zyrtare serbe kundrejt Republikës së Kosovës dëshmon se Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale dhe evropiane.
Deklarata e ministres serbe se po të ishte në vend të Milosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën sërish, është një deklaratë që duhet ta marrim seriozisht.
Ai foli edhe për pozicionimin e Kosovës në zhvillimet ndërkombëtare, duke thënë se Prishtina ka qenë në linjë me aleatët perëndimorë për çështjet e sigurisë.
Konjufca tha se Kosova ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus dhe ka përkrahur sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga vendet perëndimore. “Rrethanat e trazuara globale të viteve të fundit kanë dëshmuar se Republika e Kosovës, si shtet sovran, dhe i pavarur, ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e aleancës perëndimore për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës kundrejt agresionit të Rusisë.
Po ashtu, Republika e Kosovës qëndron përkrah aleatit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar paqen në Lindjen e Mesme.”





















You must be logged in to post a comment Login