Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kraki: Osmani kishte të drejtë, Kosova pa president nga mosveprimi i deputetëve, duhet ndërhyrja e “Kushtetueses”

Deputeti i “Lista Guxo”, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, komentoi situatën politike në Kosovë në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Review” me Greta Topjanën në Euronews.

Kraki deklaroi se situata aktuale institucionale është e pazakontë, pasi sipas tij kalendari legjislativ ka hyrë në konflikt me kalendarin presidencial, duke krijuar një përplasje afatesh që nuk përputhen me parashikimet kushtetuese. Ai theksoi se legjislatura e re pati shumë pak kohë në dispozicion për të zgjedhur presidentin, çka sipas tij ka sjellë një vakum institucional.

Ai shtoi se presidentja Vjosa Osmani kishte të drejtë kur deklaroi se vendi mbeti pa president për shkak të mosveprimit të deputetëve, pasi sipas tij ishte përgjegjësi e Kuvendit që të siguronte kuorumin dhe të zgjidhte kreun e shtetit brenda afatit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

 

Deputeti i Listës Guxo tha se në këtë situatë është i domosdoshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të sqaruar se si duhet vepruar më tej, ndërsa pritet edhe vendimi nëse kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit do të hyjë në fuqi dhe nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Shikoni, më herët e thashë me një postim në Facebook se tash po gjendemi në një situatë që s’e kemi njohur më herët. Do të thotë kalendari legjislativ vjen dhe shkel kalendarin presidencial, pa dëshirën tonë apo të presidentes Osmanit dhe datat nuk përputhen. Afatet kushtetuese nuk është se po përputhen dhe unë mendoj që legjislatura e re i kishte vetëm pak ditë kohë për ta zgjedhur presidentin. Do të thotë nuk u plotësua ai kushti 60-ditor që është i garantuar me Kushtetutë. Prandaj duhet absolutisht intervenimi i Gjykatës Kushtetuese që të na tregojë si të veprojmë, sepse në parimet e së drejtës kushtetuese një e drejtë e afatizuar nuk ka kuptim nëse nuk është e plotë. Besoj se pritet për disa ditë, nëse nuk gaboj, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse shpërndarja që ka kërkuar zonja Vjosa Osmani do të hyjë në fuqi dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme. Po, absolutisht. Zonja Osmani kishte të drejtë kur tha që mbetëm pa president nga papërgjegjësia e deputetëve. Normalisht prej nesh deputetëve është pritur që më 5 mars të mblidhemi të gjithë aty, ta bëjmë kuorumin prej 80 e më shumë dhe të kemi një president, që më 6 në mëngjes ta kemi një president të ri apo presidente. Kështu që në sensin strikt të normave të së drejtës, zonja Osmani kishte të drejtë, pa marrë parasysh dhe pa e futur në kombinim kohëzgjatjen e legjislaturës së re, e cila ishte shumë e shkurtër që të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe të deputetëve të respektohen”, tha Kraki.

Advertisement. Scroll to continue reading.

 

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement