Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas largimit të flamurit të Ukrainës nga objekti i një hoteli në qendër të kryeqytetit.
Veprimi erdhi pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volidymyr Zelensky në Serbi, ku në një konferencë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Kryetari i Prishtinës theksoi se shteti i Kosovës duhet të respektohet, duke ndarë edhe pamje nga largimi i mbishkrimit “Free Ukraine”.
Rama shprehu solidaritetin me popujt që përballen me luftë dhe persekutim, duke theksuar se asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. ‘Kur Kosova nuk respektohet, përgjigja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok.’





















You must be logged in to post a comment Login