Lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, burime bëjnë me dije se viktimat janë Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci.
Kreshnik Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj në vitin 2016.
Në ngjarjen tragjike, Mhillaj është qëlluar me armë zjarri duke drejtuar një mjet kamionçinë.
Motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe policia vazhdon hetimet.
Dy viktimat e fundit u gjetën brenda një automjeti tip “Audi”.




















