Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje opozitës për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të mbajtur në orën 19:00 për të diskutuar çështjen e presidentit.
Kurti theksoi se bojkotimi nuk ndihmon institucionet dhe shtetin e Kosovës.
Ai po ashtu kërkon që deputetët e opozitës të ofrojnë zgjidhje në vend të bllokimeve.
Kurti shtoi se pritet që edhe deputetët e opozitës të marren pjesë në seancën e caktuar. /Klankosova.tv




















