Luis Enrique ka zbuluar se e ka anashkaluar ceremoninë e çmimeve të UNFP-së të hënën, pasi ka preferuar të qëndrojë në shtëpi për të analizuar Arsenalin, në prag të fazës vendimtare të sezonit për Paris Saint-Germain.
Trajneri i PSG-së foli për mungesën e tij gjatë konferencës për media para përballjes ndaj Lens, duke theksuar se i gjithë fokusi i tij mbetet te përgatitja e skuadrës për sfidat e ardhshme. “Unë nuk shkoj kurrë në këso lloj ceremonish.
Preferoj të qëndroj në shtëpi dhe të studioj Arsenalin”, deklaroi Luis Enrique.
Megjithëse mungoi në ceremoninë prestigjioze, tekniku spanjoll i përgëzoi lojtarët e tij për çmimet e fituara dhe pati fjalë të mëdha për trajnerin e Lensit, Pierre Sage, pas sezonit mbresëlënës që ka zhvilluar. “Ajo që ka bërë Pierre Sage është e jashtëzakonshme.
Ai e meriton këtë çmim si trajneri më i mirë i sezonit”, shtoi ai.





















You must be logged in to post a comment Login